Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë fjalën në seancën përfundimtare të gjykimit në Hagë, duke theksuar pafajësinë e tij, por edhe dhimbjen për viktimat pa dallim etnik. Veseli e nisi fjalimin duke uruar festën e Pavarësisë për vendin e tij dhe duke theksuar se trashëgimia e gjykatës është mbrojtja e të vërtetës dhe paanësisë.
Ai shprehu se ka bashkëndjerë dhe ka keqardhje për të gjitha viktimat në Kosovë, duke kujtuar se gjatë fillimit të konfliktit ishte student në Zyrih dhe nuk kishte asnjë plan për dhunë, ndërsa dhuna dhe masakrat ishin veprimet e regjimit të Slobodan Millosheviçit.
“Pjesëmarrja ime në luftë nuk lindi nga dëshira për konflikt, por për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e popullit tim. Në vitet ’90 u largova nga Kosova për një jetë më normale, por vendi im po përjetonte vuajtje të thella. Historia më mëson se ata që vendosin paqe shpesh përballen me pasoja,” tha Veseli.
Ai shtoi se krijimi dhe funksionimi i Gjykatës është rezultat i një debati të gjerë dhe se drejtësia duhet të mbizotërojë mbi çdo interes, duke garantuar paanshmëri dhe respektimin e fakteve objektive.
Veseli përmendi edhe tragjedinë e Prekazit, duke e përshkruar si pjesë të një vale të masakrave të kryera nga forcat serbe, duke theksuar se qëllimi i tij ka qenë gjithmonë të kontribuojë për lirinë e popullit të Kosovës.
Ai përfundoi fjalimin me një mesazh për vendin e tij:
“Urime Pavarësia! Ta gëzoni lirinë! Zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë.”
Fjala e plotë e Kadri Veselit:
Në fund të gjykimit tim po ju drejtohem për të theksuar një pikë të vetme por të jashtëzakonshme prej rëndësie. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë. Është trashëgimia që do të mbetet prej saj. Ky është shkaku pse iu bashkova grave e burrave që u rreshtuan për lirinë e Kosovës dhe i kam shërbyer vendit tim që të gjithë ta njohin të vërtetën.
Në momentet më të errëta s’e humba kurrë besimin se liria dhe e drejta do të triumfonin. Populli i Kosovës kishte të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar me liri e dinjitet. Kam besuar se vuajtjet do të merrnin fund. Nuk kam besuar kurrë se dhuna, urrejtja e hakmarrja mund të jenë udhërrëfyes. Liria s’mund të arrihet përmes padrejtësisë.
Paqja s’mund të ndërtohet mbi krim. Ky s’ka qenë parim teorik, por bindje morale që ka udhëhequr çdo veprim timin”, Familja ime dhe unë kemi jetuar nën persekutim të vazhdueshëm. Kjo ka prekur secilin anëtar të saj, por edhe popullin tim. Burrat, gratë, fëmijët përballeshin çdo ditë me padrejtësi e frikë. E di ç’do të thotë të jetosh i pambrojtur dhe nën kërcënim të vazhdueshëm. Nuk ia uroj askujt”, Pas dekadash hetimesh, dokumentesh dhe dëshmish të panumërta, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim.
Nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana ime. Kjo nuk është çështje interpretimi, kjo është çështje fakti”, “Pjesëmarrja ime në luftë nuk lindi prej dëshirës sime për konflikt. Kam dëshiruar një jetë të thjeshtë, të jetoja në paqe me familjen time. Kam qenë student kur u shfuqizua autonomia e Kosovës dhe universiteti u sulmua nga forcat serbe. Të gjitha të drejtat na janë mohuar, autonomia e Kosovës u hoq dhe ne studentët u përjashtuam nga konviktet. U përfshiva për të jetuar si qytetar i lirë dhe i barabartë. E vërteta e asaj që po ndodhte dihej botërisht: Serbia dhe Millosheviçi kërkonin kontrollin mbi të gjithë popujt e Jugosllavisë.
Në vitet ’90 jam larguar nga Kosova, një largim i detyruar, në kërkim të një mundësie për një jetë më normale. Por, ndërsa unë jetoja në një vend të lirë, vendi im po përjetonte vuajtje të thella. Gjendja në Kosovë ishte shndërruar në përjashtim të shumicës
Historia na mëson se ata që vendosin paqe, shpesh përballen me pasoja. Duke parë realitetin e sotëm kur bota ka aq shumë nevojë për paqe, është e qartë se nuk arrihet gjithmonë lehtë. Krijimi i kësaj gjykate dhe funksionimi i saj është rezultat i një debati të gjerë në vendin tim. Ajo që duhet të mbizotërojë prej saj është drejtësia dhe paanshmëria e së vërtetës dhe realitetit objektiv që kemi vepruar ne. E vërteta s’ka arsye të ketë frikë nga drejtësia. Drejtësia mund të vonohet, por nuk mohohet kurrë. Sot këtu para jush qëndroj me këtë bindje. Unë e di kush jam, çfaë kam bërë e çfarë jo. Ndërgjegjja ime është e pastër. Historia ime është transparente.
Tani çdokush mund ta shohë. Ne të gjithë jemi qenie humane me prirje e mendime të ndikuara nga ata që na rrethojnë. Besimi im te e vërteta dhe drejtësia mbetet i palëkundur. Dua të besoj fuqishëm se në vendimin tuaj do të mbizotërojë e vërteta, paanësia, drejtësia dhe ligji Tragjedia në Prekaz nuk ka qenë një akt i izoluar, por vazhdim i masakrave të kryera nga forcat serbe. Ishte akt terrori që tejkaloi frikën normale të popullit të thjeshtë dhe tronditi edhe intelektualët e politikanët. Terrori dhe masakrat, si ato në Srebrenicë, kishin nisur të shfaqeshin edhe në vendin tim.
Nuk mund të qëndroja indiferent kur populli im po përballej me shkatërrim. Jeta kishte kuptim vetëm nëse populli im mund të jetonte në liri, jo si ushtar i dhunuar, por si individ në studime dhe në jetë normale. Jo me urrejtje, por me bindje e ndjeva detyrim moral ndaj vendit tim. Qëllimi im ishte të kontribuoja për lirinë e popullit tim
Urime Pavarësia! Ta gëzoni lirinë! Zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë. Versus.al


