AKTUALITET /

Gjyqi në Hagë, Thaçi: Jam i pafajshëm! Millosheviç po bënte plane për një gjenocid të ri në Kosovë!

Ish-presidenti Hashim Thaçi deklaroi pafajësinë para Gjykatës në Hagë, duke shprehur keqardhje për të gjitha viktimat pa dallim etnik dhe duke theksuar se gjatë masakrave në fillim të vitit 1998 ishte student në Zyrih, ndërsa akuzoi regjimin e Slobodan Millosheviçit për planet e gjenocidit në Kosovë.

Shkruar nga Versus

Gjyqi në Hagë, Thaçi: Jam i pafajshëm! Millosheviç

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë fjalën para Gjykatës në Hagë gjatë seancës përfundimtare të deklaratave përmbyllëse.

Ai filloi fjalimin duke uruar qytetarët për Festën e Pavarësisë së Kosovës, duke e përshkruar atë si një moment historik dhe madhështor për atdheun.

Thaçi deklaroi tërësisht pafajësinë e tij për akuzat që rëndojnë mbi të, duke theksuar se provat e Prokurorisë nuk qëndrojnë.

Megjithatë, ai shprehu keqardhje për të gjitha viktimat, pa dallim etnik, duke nënvizuar se gjatë masakrave të fillimit të vitit 1998 ishte student në Zyrih dhe nuk kishte plane për të marrë kontrollin e Kosovës.

Ai e akuzoi Slobodan Millosheviçin si autor të planeve për gjenocid në Kosovë dhe theksoi se u detyrua të largohej nga vendi për shkak të ndjekjes dhe dënimit të tij në mungesë nga regjimi serb.

''Më 17 shkurt 2008 duke ndier rrahjet e zemrave të stërgjyshërve tanë shpallëm Kosovën shtet të pavarur e sovran. Dëshrioj që sot nga kjo sallë t’u përcjell  urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve për këtë festë madhështore. Për gati 3 vjet keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Keni parë faktet, keni dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një: akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm, por kam thënë dhe them me bindje të plotë: unë bashkëndiej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat në Kosovë pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Në kohën e masakrave në fillim të vitit 1998 unë isha student në Zyrih. Nuk po bëja plane si ta merrja kontrollin në Kosovë, por për provimet në universitet. I vetmi njeri që po bënte plane morbide ishte Slobodan Milosheviç. Plane për një gjenocid të ri në Kosovë. Prandaj, si shumë qytetarë të tjerë kosovarë, u detyrova ta lëshoja Kosovën sepse regjimi i Milosheviçit më kishte ndjekur. Ai më kishte dënuar në mungesë me akzuën se kisha shkelur ligjet e tij diskriminuese”, tha Thaçi./Versus.al

Poll