Prokuroria e Tiranës ka vendosur të thërrasë drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, për t’u marrë në pyetje.
Sipas informacioneve, ftesa është firmosur nga prokurori Dritan Nushi.
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se Kokona do të pyetet lidhur me një kallëzim, në cilësinë e personit në dijeni.
Emri i Elira Kokonës është përmendur edhe në lidhje me projektin e ashtuquajtur “Durana Tech Park”, i prezantuar si park teknologjik nën administrimin e Korporatës Shqiptare të Investimeve që ajo drejtonte. Sipas dokumenteve dhe raportimeve mediatike, projekti nuk ka realizuar asnjë ndërtim fizik dhe rezulton të ekzistojë vetëm në formë virtuale, pavarësisht se janë dhënë tenderë dhe përfitime fiskale në kuadër të tij.
Çështja ka ngritur polemika pasi në listën e përfituesve të lehtësirave tatimore dhe doganore përfshihen jo vetëm start-up-e, por edhe kompani të konsoliduara, si dhe individë të lidhur me hetime në SPAK për tendera të dyshuar dhe fatura fiktive.
/Versus.al


