
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ishte i pranishëm në forumin kundër luftës ndaj korrupsionit për të folur lidhur me sfidat që has institucioni që ai drejton.
Ai foli për nevojat e SPAK duke nisur që nga kushti themelor i pavarësisë së prokurorëve deri tek infrastruktura e domosdoshme për hetimin e krimit që është bërë gjithmonë e më i sofistikuar.
“Për të qenë të suksesshëm në luftën e korrupsionit duhet që të kemi disa mjete apo disa instrumente në dorën tonë. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e bëjnë këtë dhe të njëjtin janë në të njëjtin trend duke krijuar fillimisht struktura të posaçme antikorrupsion, prokurori speciale, pavarësisht si janë organizuar dhe si funksionojnë. Struktura të tilla eksiztojnë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Malin e Zi dhe shtete të tjera. Krahas strukturave të posaçme në kemi nevojë për një legjislacion të mirë. Ne në Shqipëri kemi garancitë kushtetuese dhe ligjore që kjo strukturë e posaçme të ushtrojë mënyrë të pavarur, pa ndikuar funksionet e saj. Faktor i rëndësishëm është edhe infrastruktura e përshtatshme. Investimi në teknologji me mjete dhe teknika të përshtatshme hetimi. Ne si SPAK jemi përpjekur që të investojmë pikërisht në këtë drejtimi dhe falë këtij investimi rezultatet janë të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, tha Dumani.
Ndër të tjera, Dumani nënvizoi rëndësinë e garantimit të pavarësisë së prokurorëve në mënyrë që të jenë të pandikuar nga pushtetet e tjera dhe të bazohen vetëm në fakte e prova.
"Dua të sjell në vëmendje garancitë kushtetuese dhe ligjore që e garantojnë këtë pavarësi, por edhe puna dhe që kemi ndërtuar në këto vite me qëllim që mjedisi ku prokurorët punojnë, të jetë ia asaj natyre, të ushtrojnë funksionet e tyre të qetë, pa ndikuar nga pushtetet e tjera, të pandikuar nga krimi i organizuar dhe qëllimi i tyre i vetëm të jetë ndjekja e fakteve dhe provave, me qëllim organizimin e një akuze të suksesshme në përfundim të hetimit”, shtoi ai.
Në mbyllje të fjalës, kreu i SPAK bëri edhe një përmbledhje të aseteve të sekuestruara, duke deklaruar se deri më tani janë sekuestruar dhe konfiskuar asete që kapin vlerën e 150 milionë eurove. Versus.al







