AKTUALITET /

Berisha paraqitet sot në SPAK, thirrje strukturave të PD të mblidhen para Prokurorisë së Posaçme

Pavarësisht paralajmërimit që pati për mbështetësit e Veliajt, Berisha u ka bërë thirrje strukturave të PD të paraqiten sot para SPAK.

Shkruar nga Versus

Berisha paraqitet sot në SPAK, thirrje strukturave të PD të

Ditën e sotme kryedemokrati Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO për hetimet e aferës “Partizani”.

Ashtu si në paraqitet e mëparshme, edhe këtë herë Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të jenë të pranishëm në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme ku mban fjalime.

“Të dashur miq.  Nesër ditën  e Hene ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP it    Ju lutem te mobilizojme  strukturat e degëve per te qenë  të gjithe aty    në ora 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”- ka qenë mesazhi drejtuar strukturave të PD-së ditën e djeshme.

Ndërsa disa ditë më parë, Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të mos organizonte sërish protestë para SPAK-ut për arrestimin e Erion Veliaj, duke i theksuar se do të përballej me një kundërprotestë. Versus.al

Poll