
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg për ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” pasi cënoi pronën e një qytetari teksa zhvillonte një projekt të bashkisë.
Dënimi për Mandin është dhënë në mungesë pasi ajo ndodhet jashtë Shqipërisë. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ish-kryebashkiakja do të vuajë vetëm 8 muaj burg.
Ish-kryebashkiakja u mor e pandehur nga GJKKO në muajin maj pas denoncimit të qytetarit i cili tha se vetë Mandi i kishte premtuar se pas përfundimit të projektit të bashkisë, do të riparohej dëmi i shkaktuar në tokat e tij duke pastruar dherat dhe inertet e hedhura, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Gjatë zhvillimit të projektit të bashkisë, nuk është kryer asnjë procedurë për shpronësimin e familjes nga Libohova. Versus.al







