Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço mbrëmjen e sotme ndërsa ka komentuar vendimin e gjykatës për të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar se SPAK po heton për disa takime të fshehta të Veliajt në paraburgimin e Durrësit, me njerëz që iu është ndaluar takimi.
Sipas ekspertit të kriminalistikës, SPAK ka shtuar kontrollet më tepër pasi ka rrezik që Veliaj të prishë provat.
“Ka pasur informacione dhe indicie që zoti Veliaj me bashkëpunëtorë të tij, sias atyre që ka SPAK, që vijonte veprimtaritë në dëmtimin e provave, ose në intimidimin e dëshmitarëve, pasi kishte marrë masën shtrënguese.
Di që kam pasur bashkëpunim me SHKB e Ministrisë së Drejtësisë dhe institucione të tjera inteligjente, çdo gjë ka qenë e monitoruar. Monitoruar me vendim gjykate, në formën e përgjimit ambiental, në formën e përgjimit telefonik. Kanë komunikuar dhe kanë raportuar se kush hynte në paraburgim, me çfarë autorizimi. SPAK po heton në rrethin e personave që iu ndalohej. Ka dyshime që janë futur persona që nuk lejohej ta takonin.
Janë mbledhur regjistrat, kamerat e sigurisë, ka të bëjë sipas SPAK, me rrezikshmërinë që paraqet ky person, si rrezik potencial për të dëmtuar hetimet që kryen të dy prokurorët. Gjasat janë që mund të ketë zbutje, por mund të lënë në fuqi vendimin”, tha Karamuço.







