
Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, ku e plagosur mbeti 50-vjeçarja Suzana Mernica. Bëhet me dije se e plagosura dhe djali i saj janë të afërm të Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novrus Cenalia.
Vrasja ndodhi në 13 Maj të vitit 2024 në fshatin Baltëz. Efektivi Novruz Cenalia ndodhej jashtë shërbimit në momentin kur u qëllua për vdekje, por ishte i veshur me uniformën blu, pasi ishte nisur për të marrë shërbimin.
Ai ka parë Azgan Mërnicën që po ngiste makinën me shpejtësi dhe i ka tërhequr vëmendjen. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin./Versus.al








