AKTUALITET /

Dosja me akuzat/ Vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë së Lezhës, ishte në kërkim nga SPAK

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen Revanshi.

Shkruar nga Versus

Dosja me akuzat/ Vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë së

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen Revanshi.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

Ai ka qene i shoqeruar nga avokati i tij, Adrian Leka.

Tiranë

Sot më datë 11.09.2024, rreth orës 18:45, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, shtetasi H. M., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Revanshi".

Në maj të 2024 SPAK ka prerë urdhër-arrest për Henerigert Mitrin, ish-drejtorin e Policisë së Lezhës pasi rezulton i përfshirë në disa veprimtari kriminale. Konkretisht, Mitri akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Klodian Shahini rezulton se gjatë kohë që është angazhuar në veprimtarinë e kultivimit të drogës me drejtorin Henerigert Mitri, ka mbajtur detyrën e shefit të Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Qarkut Lezhë.

Gjithashtu, ish-drejtori i lartë i Policisë së Shtetit, sipas SPAK, Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

"Kështu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Henerigert Mitri, me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës. Po ashtu i hetuari Henerigert Mitri, në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës", thuhet në deklaratën zyrtare.

Preng Gjini i shpëtoi një atentati me minë në kryeqytet mbrëmjen e 15 shtatorit 2020. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u ndje në një rreze të gjerë, edhe në zona të Tiranës që ndodhen shumë larg vendit të ngjarjes. Për shkak të këtij shpërthimi u plagosën lehtë edhe dy kalimtarë, një shtetas italian dhe një fëmijë.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka zbardhur përfshirjen e ish-shefit të Stërvitjes në RENEA, Altin Morina në kultivimin e drogës në zonën e Niklës dhe Tapizës. Gjatë kohë që ka qenë në detyrë si efektiv i Forcave Speciale RENEA, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin.

"Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës", njofton SPAK.

Poll