
Kukës- Një 35 vjeçar turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës teksa tentonte të hynte në Shqipëri.
Gjatë verifikimit, u arrestua turku i identifikuar si Z.O, i shpallur në kërkim nga policia gjermane për vjedhje dhe plagosje. Ndërkohë autoritetet shqiptare kanë nisur punën për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë ku i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Versus.al







