AKTUALITET /

“E përdornim si magazinë”, GJKKO rrëzon kërkesën e Xoxës për kontrollet në ‘Sky Tower’

Shkruar nga Versus

“E përdornim si magazinë”, GJKKO rrëzon

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar sot një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës e cila kishte kundërshtuar kontrollet e BKH në zyrën që avokatët e saj e konsiderojnë si magazinë në Sky Toëer në Tiranë.

Kontrollet në apartamentin që Xoxa kishte në përdorim, u ushtruan nga agjentët e BKH në janar të këtij viti. Vetë ajo ka deklaruar se ambienti përdorej si magazinë për të mbajtur pajisje dhe sende të ndryshme.

Agjentët e BKH asokohe sekuestruan sende të konsiderueshme me vlerë për hetimin ndaj kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Mes kërkesave të rrëzuara të Xoxës ishte edhe ajo për kthimin e celularit të sekuestruar me urdhër të SPAK. 

Ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj u caktua masa “detyrim paraqitje” nën akuzat e fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave. Sipas dosjes së SPAK, dyshohet se Xoxa dhe Veliaj kishin ngritur një skemë përfitimi nga bashkia e Tiranës nëpërmjet pagesave që institucioni kryente ndaj kompanive të Xoxës.

Lidhur me këto akuza të cilat janë fokusuar më së shumti në shpenzimet e saj të majme prej 860 mijë eurosh blerjesh online, Xoxa ka shprehur variantin e saj në rrjetin social duke e konsideruar këtë si një padrejtësi dhe baltosje imazhi që po bëhet ndaj saj dhe bashkëshortit të saj Erion Veliaj. Versus.al

Poll