AKTUALITET /

“Vila ime është ajo atje”, gazetarja: Shoferi nxori zbuluar Ajola Xoxën, festoi ditëlindjen me shoqet në Qerret

Shkruar nga Versus

“Vila ime është ajo atje”, gazetarja: Shoferi nxori

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë seancës gjyqësore ku u la në fuqi masa e arrestit me burg ndaj tij, mohoi që vilat e pretenduara në dosjen e SPAK të ishin nën pronësinë e tij.

Lidhur me këtë pretendim të Veliajt, gazetarja Klodiana Lala foli në emisionin “Të Paekspozuarit” ku rrëfeu se ka qenë shoferi i Ajola Xoxës ai i cili i ka nxjerrë zbuluar mbi pronësinë e vilës në Qerret.

Lala zbulon gjithashtu se edhe artisti Driant Zeneli ka rrëfyer para prokurorëve të SPAK se Veliaj dhe Xoxa e kanë ftuar në shtëpinë e tyre në Qerret.

“Edhe zoti Sula, ka thënë se ndërton dhe shet banesa dhe ka shitur me kontratë. Zoti Veliaj dhe zonja Xoxa, më herët ka blerë shtëpi te Kodra e Diellit, këtu nuk ka pretendime SPAK. Ndërsa në Qerret nuk e kanë deklaruar vilën. Rezulton nga të dhënat, shoferi i zonjës Xoxa kur është pyetur se ku e shoqëronte Ajola Xoxën, thotë e dërgoja në Kodrën e Diellit, në Sky Toëer dhe në vilën në Qerret.

E dyta, Driant Zeneli, artist, është pyetur dhe thotë në dëshmi që zonja Xoxa dhe zoti Veliaj, më kanë ftuar në shtëpi në Qerret. E treta, SPAK ka analizuar qelizat telefonike të Veliajt, Arbër Veliajt dhe Xoxës, që rezultojnë për një kohë shumë të gjatë, që telefonat e tyre pulsojnë në vilën dikur nr4 por tashmë nr.5 në këtë resort, që tregon praninë fizike të tyre atje. Së katërti, administratori thotë se shpenzimet për mirëmbajtjen e vilës, i paguante Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj.

Tjetra, Ajola Xoxa u shkruan, ka ditëlindjen dhe do të shkonin shoqet. Ajo shkruan dhe thotë vila ime është ajo atje. Arkitekti që ka bërë arredimin, është i njohur, është pyetur, Ols Eftimi, ka arreduar shtëpinë. Këto janë argumentat që ka përdorur SPAK që prona ka kaluar nga Gentian Sula te Erion Veliaj. Dyshohet se është dhënë në formë rryshfeti në këmbim të punëve në Bashkinë e Tiranës”- u shpreh Lala. Versus.al

Poll