Është zbardhur dëshmia e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë në GJKKO.
“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.
Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm. Dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes"
Në akt akuzë Prokuroria e Posaçme evidentoi se bashkëshortja e kryebashkiakut Ajola Xoxa në 6 vite kishte blerë online mbi 860 mijë euro veshje dhe bizhuteri, shpenzime të cilat nuk i ka deklaruar.
Në seancë prokurori ka pretenduar se të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri.
Avokatët e Veliaj kanë kërkuar lirim me garanci pasurore.







