AKTUALITET /

E rëndë në Fier, gruaja hidhet nga ballkoni pasi u dhunua nga burri

Shkruar nga Versus

E rëndë në Fier, gruaja hidhet nga ballkoni pasi u dhunua nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një 34-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës, pasi më parë ishte dhunuar nga bashkëjetuesi i saj.

‘Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Y., 45 vjeç, banues në lagjen ‘Afrim i Ri’, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni’, informon policia.

Policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin që e dhunoi, ndërsa 34-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  

 

Poll