AKTUALITET /

EKSKLUZIVE/ SPAK i komunikon akuzë të re Erion Veliajt

Shkruar nga Versus

EKSKLUZIVE/ SPAK i komunikon akuzë të re Erion Veliajt

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka shtuar një tjetër akuzë në ngarkim të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj.

Versus.al mëson se përveç “pastrimit të parave” dhe “korrupsionit në 9 raste”, kryebashkiaku akuzohet edhe për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Sipas legjislacionit në fuqi, një vepër e tillë penale dënohet me burgim nga një deri në 3 vite. Dyshohet se Veliaj ka futur në qeli sende të ndaluara me ligj. Ndërsa se kjo akuzë ndaj Veliajt lidhet edhe me episodin e ndodhur së fundmi ku u zbulua se kryebashkiaku përdori telefonin e një oficeri më 13 mars para se të mbërrinte në Apelin e GJKKO ku do shqyrtohej kërkesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

Komunikimi i akuzës së re, i është bërë sot gjatë kohës që po merrej në pyetje nga prokurorët e SPAK, për herë të parë që pas arrestimit të tij. Deri më tani Veliaj akuzohet për 3 vepra penale, ndërsa gjatë seancës në Apelin e GJKKO prokurorët njoftuan se kishin gati edhe një tjetër dosje për Veliajn ku përfshiheshin përgjimet e siguruara nga komunikimet që Veliaj kishte pasur me persona të ndryshëm në paraburgimin e Durrësit, nga ku edhe dyshohet se ka dhënë direktiva për prishje provash dhe sulme ndaj prokurorit e gjyqtarit. Versus.al

 

Poll