AKTUALITET /

Erion Veliaj në burg, Ajola Xoxa arrest shtëpie/ Ja kur do të zhvillohet në GJKKO seanca ndaj tyre dhe 5 biznesmenëve

GJKKO ka vendosur që të mbahet nesër seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij dhe 5 biznesmenëve

Shkruar nga Versus

Erion Veliaj në burg, Ajola Xoxa arrest shtëpie/ Ja kur do të

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua në një njoftim për media ka bërë të ditur se seanca e marrjes në pyetje në për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha do të jetë nesër, 12 shkurt në orën 8:30.

Njoftim i Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua

Duke patur parasysh interesin që ka në media dhe në publik procedimi penal nr. 27, i vitit
2024, rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, në ngarkim të personave nën hetim Erjon Veliaj, etj…, ju njoftojmë se seanca
e marrjes në pyetje për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule,
Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha për të verifikuar
kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit është caktuar me datë
12.02.2025, ora 08:30

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Ai së bashku me bashkëshorten e tij e cila është në arrest shtëpie, akuzohen për 'fshehje pasurie', 'korrupsion pasiv' dhe për 'pastrim parash'./Versus.al

 

Poll