AKTUALITET /

FOTO/ E plagosi me thikë ish-partneren, kush është 41-vjeçari përndjekës i dënuar dhe më parë

Ilia Cani plagosi me thikë ish-partneren e tij mëngjesin e sotëm në Korçë.

Shkruar nga Versus
FOTO/ E plagosi me thikë ish-partneren, kush është
Ilia Cani

Personi që shihni në foto është 41 vjeçari, Ilia Cani i cili plagosi me thikë ish-partneren e tij mëngjesin e sotëm në Korçë.

Cani ka qenë duke kaluar në rrugë, kur e ka ndaluar ish e dashura Manderina Çela. Ajo i ka kërkuar që mos e përndiqte më. Në këtë moment sherri ka agravuar dhe Cani ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë ish-partneren, të cilën e ka lënë në rrugë dhe është larguar.

Mësohet se ajo ka marrë lëndime në mjekër dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në polici. Autori 41-vjeçar më herët ka qenë u dënuar për përndjekje ndaj kësaj shtetase.

“Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia më herët./Versus.al

 

 

Poll