AKTUALITET /

Plagosja në Korçë, flet motra e Mandarina Çelës: E pashë kur e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë

Ajo është shprehur se 41 vjeçari i identifikuar si Ilia Cani i cili e përndiqte prej 2 vitesh i doli para motrës së saj e cila po kalonte rrugën duke e shtrirë në tokë dhe duke e goditur më pas me thikë.

Shkruar nga Versus
Plagosja në Korçë, flet motra e Mandarina Çelës: E
Motra e Marjana Plakës

Motra e Mandarina Çelës e cila ka qenë dëshmitare okulare ka treguar detaje nga ngjarja që tronditi mëngjesine sotëm qytetin e Korçës.

Ajo është shprehur se 41 vjeçari i identifikuar si Ilia Cani i cili e përndiqte prej 2 vitesh i doli para motrës së saj e cila po kalonte rrugën duke e shtrirë në tokë dhe duke e goditur më pas me thikë. Më tej shton se 41 vjeçari e prndiqte Marjana Plakn prej 2 vitesh dhe pse ishin ndarë, madje kjo e fundit e kishte denoncuar dhe në polici, ku dhe kishte marrë një urdhër mbrotje. 

“E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka pasur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën.”, është shprehur motra e Mandarina Çelës./Versus.al

Poll