AKTUALITET /

“Krim pasioni” në Korçë, 41 vjeçari plagos me thikë ish-të dashurën! I dënuar më parë për përndjekje (EMRI)

Shkak dyshohet të ketë qenë fakti që autori nuk pranonte ndarjen nga ish-e dashura e tij.

Shkruar nga Versus
“Krim pasioni” në Korçë, 41 vjeçari plagos
Lagjia ku ka ndodhur ngjarja

Korçë- Një 41 vjeçar i identifikuar si Ilia Cani është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me thikë ish-të dashurën e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në lagjen nr.4 ku 41 vjeçari i arrestuar më parë për përndjekje ndaj ish-të dashurës M.Ç e ka goditur këtë të fundit me thikë.

Për pasojë e plagosura u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore për një plagë në mjekër. Fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, shkak për konfliktin ka qenë ndarja mes tyre. Autori nuk e pranonte një gjë të tillë dhe ishte dënuar më parë për përndjekje ndaj të plagosurës. Materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll