
Prej vitesh mbështetja ndaj Reformës në Drejtësi ka qenë një matës për politikanët shqiptarë në sy të publikut. Pavarësisht se kishte prej atyre të cilët nuk e donin një gjë të tillë, në 2016-ën reforma u votua me 140 vota të deputetëve të Kuvendit.
Me mbylljen e agjencisë “USAID” për t’u bërë një verifikim të plotë fondeve të dhëna nga SHBA-të, ka pasur aludime të shumta mbi aktivitetin e këtyre organizatave në Shqipëri. Së fundmi është publikuar edhe një dokument sa i takon financimit të Reformës në Drejtësi.
Rezulton se në 2016-ën është firmosur një memorandum bashkëpunimi mes fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe Kuvendit për dhënien e ekspertizës nga organizata “OSFA” për Reformën në Drejtësi. Ky memorandum i firmosur në 2015-ën i paraprin vendimit për ndryshimin e Kushtetutës në vitin 2016 në kuadër të të cilës u votua edhe Reforma në Drejtësi me 140 vota.

Sipas dokumentit të firmosur në muajin shkurt të vitit 2015, parashikohej bashkëpunimi i Soros me Kuvendin me qëllim sigurimin e mbështetjes për realizimin e Kuvendit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi si dhe të strukturave funksionale të ngritura në asistencë të tij për përmbushjen e objektivave të përcaktuara.
Ndërsa Kuvendi merr angazhimin për të garantuar proces gjithëpërfshirës për partitë politike dhe institucionet e sistemit të drejtësisë.
Dokumenti i publikuar ngre dyshimet se fondacioni Soros ka financuar Reformën në Drejtësi aq më tepër në situatën aktuale kur Elon Musk kryesuesi i agjencisë “DOGE” në SHBA, e konsideroi “USAID”-in si agjenci që financonte të majtën ekstreme. Versus.al







