AKTUALITET /

GJKKO e la në qeli, avokati i Erion Veliajt ankimon vendimin në apel

Avokati i Veliajt ka ankimuar vendimin e 9 shkurtit për urdhrin e arrestit me burg, ndërsa do të dorëzojë edhe apelimin për vendimin e 12 shkurtit që konfirmoi masën e sigurisë ndaj Veliajt.

Shkruar nga Versus
GJKKO e la në qeli, avokati i Erion Veliajt ankimon vendimin në apel
Fotomontazh: Veliaj në paraburgim

Avokati i kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, ka bërë me dije se do të apelojë vendimin që e la në paraburgim klientin e tij.

Mësohet se gjatë një bisede telefonike me gazetaren Anila Hoxha, Ermir Beta u shpreh se ka dëguar me postë në Apelin e GJKKO duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

“Apelojmë vendimin e parë, atë të datës nëntë shkurt”- i tha në një bisedë telefonike gazetares Anila Hoxha avokati, duke shtuar më tej se po bën gati dhe apelimin e dytë për vendimin e datës 12 shkurt ku  gjyqtari antikorrupsion Erjon Bani la në fuqi masat e sigurisë, duke ndryshuar vetëm atë të Ajola Xoxës e cila u la në “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, dje kryebashkiaku i cili mbahet në paraburgimin e Durrësit, reagoi për të disatën herë nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale ku akuzonte sërish prokurorin e posaçëm Olsi Dado se e kishte personale me të dhe se nuk ka bërë asnjë prej shkeljeve për të cilat dyshohet. Veliaj dyshohet se ka kryer veprat penale të korrupsionit pasiv në 9 raste dhe të pastrimit të parave. Versus.al

Poll