AKTUALITET /

Hetimet ndaj Erion Veliajt, paraqitet në SPAK miku i tij, biznesmeni belg Elman Abule! Ish-i dënuar në Belgjikë

Shkruar nga Versus

Hetimet ndaj Erion Veliajt, paraqitet në SPAK miku i tij, biznesmeni belg

Bizmesmeni belg Elman Abule, i njohur si mik i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se thirrja e tij nga prokurori i posaçëm Olsi Dado lidhet me hetimet që po zhvillohen ndaj Veliajt për të cilin SPAK njoftoi se ka dyshime se ka kryer 4 vepra penale.

Një ditë më parë, u paraqit në SPAK Marisa Nito bashkëshortja e biznesmenit belg Abule. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë në Belgjikë për grup kriminal, ndërsa prej një dekade është përfshirë në fushën e tregtisë.

Në korrik të vitit të kaluar, SPAK urdhëroi vendosjen nën sekuestro të pasurive me vlerë 50 milionë euro nën pronësi të Elman Abules. Në fund të vitit që shkoi, agjentët e BKH ushtruan një kontroll në banesën e Abules në Tiranë në të njëjtën ditë kur sekuestruan edhe telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt.

Kryebashkiaku është paraqitur në SPAK dy herë deri më tani, në prill dhe në dhjetor të vitit të kaluar. Herën e parë kur qëndroi rreth 7 orë në SPAK, ai tha se kishte dhënë shpjegime për inceneratorin e Tiranës, ndërsa herën e dytë Veliaj tha se ishte pyetur për 5 orë si person në dijeni. Vetë SPAK doli me njoftim zyrtar duke bërë me dije se bëhet fjalë për një hetim të nisur ndaj Veliajt nën dyshimin se kreu i bashkisë Tiranë ka kryer 4 vepra të ndryshme penale. Versus.al

Poll