AKTUALITET /

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gjendet motori i djegur i autorëve që ngatërruan shënjestër

Shkruar nga Versus

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gjendet motori i djegur i

Tiranë- Policia ka njoftuar gjetjen e një motori të djegur në Fikas të Mulletit që dyshohet se u përket autorëve të atentatit të ndodhur më 17 prill në Lundër ku mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve 2 të mitur. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të së enjtes kur dy atentatorët e maskuar u kishin ngritur pritë 4 personave që po ktheheshin nga Pjeza e Shijakut, ku kishin festuar ditëlindjen e 11-të të nipit të Vesel Demirajt, pronarit të 'Pelikani Security'. Si pasojë e të shtënave u plagos 11 vjeçari, kushëriri i tij 17 vjeçar (djali i Vesel Demirajt), shoferi Arenc Stafa dhe shoku i tyre 19 vjeçar Kian Mullahi. 

Dy të miturit e fisit Demiraj janë dërguar në Itali për mjekim ndërsa dy personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht u dyshua për një konflikt që të plagosurit mund të kishin pasur më herët, por pas verifikimeve u konstatua se autorët kishin patur tjetër shënjestër, gruan e Roan Brahimit, të ndjerit që i ekzektuan edhe babain në Lezhë, vetëm një orë para atentatit në Tiranë.

Plani ishte për 2 ekzekutime të familjarëve të Brahimit i cili u ekzekutua më 9 maj të vitit të kaluar në Athinë. Ai njihej për armiqësinë me biznesmenin e zhdukur, Ervis Martinaj. 

Ngatërresa dyshohet të ketë ndodhur për shkak se gruaja e Brahimit ishte fqinje me Demirajt në Lundër dhe se mjeti 'G Class' që përdorte ishte shumë i ngjashëm me atë ku udhëtonin të plagosurit, ndryshimi ishte vetëm një shkronjë në targë. Megjithatë, policia nuk përjashton edhe pistën e konflikteve të Vesel Demirajt, pronarit të 'Pelikani Security'. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: