AKTUALITET /

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO rikualifikon akuzën për Alqi Bllakon, posti i tij nuk ishte në nivelin e zyrtarëve të lartë

Shkruar nga Versus

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO rikualifikon akuzën për Alqi

Ish-deputetit socialist Alqi Bllakos i ka ndryshuar akuza në procesin që po zhvillohet ndaj tij edhe në rastin e inceneratorit e Tiranës. Nga korrupsion i zyrtarëve të lartë, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, akuzohet tashmë por korrupsion i funksionarit publik. Vetë Bllako nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa më 17 dhjetor në orën 12:00 gjykata do të shprehet nëse do e kalojë për gjykim dosjen ose ta kthejë pas për plotësim hetimesh.

Kujtojmë se Bllakos i është bërë një kualifikim i tillë i veprës penale edhe në procesin për inceneratorin e Fierit, gjyq në të cilin ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burg. Për të SPAK kishte kërkuar 7 vjet burg por Bllako mori pafajësi për akuzën “korrupsion të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “korrupsion të nëpunësit që kryen detyrë publike”. Ai është dënuar edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre. Lidhur me inceneratorin e Tiranës, në procesin e ndarë, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim.

Tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të shkurtuar ku përfshihen ish ministri i mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Tboma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.

Këto kërkesë do shqyrtohen në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese. Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, ndërsa Alqi Bllako u nda më vete për shkak se akuzohet për korrupsion në ry raste. Versus.al

Poll