AKTUALITET /

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënimin e ish-deputetit Alqi Bllako me 5 vite burg

Ish-ligjvënësi do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe seanca e radhës në GJKKO do të mbahet më 7 mars.

Shkruar nga Versus
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënimin e ish-deputetit Alqi
Foto: Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako në sallën e gjyqit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-deputetin e PS, Alqi Bllakon i cili është marrë i pandehur për korrupsion pasiv në procedurat për inceneratorin e Tiranës gjatë kohës që mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit.

SPAK kërkon dënimin e Bllakos me 5 vite burg dhe përjashtimin me 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Ish-ligjvënësi do të përfitojë gjykim të shkurtuar, ndërsa seanca e radhës ku GJKKO do të caktojë vendimin, do të mbahet më 7 mars.

Bllako u hetua veçmas 12 të pandehurve të tjerë të inceneratorit të Tiranës. Ndërsa më herët është dënuar me 4 vite burg për inceneratorin e Elbasanit që falë gjykimit të shkurtuar i është konvertuar në 2 vite e 8 muaj burg. I njëjti dënim i është caktuar edhe për inceneratorin e Fierit. Versus.al

Poll