AKTUALITET /

Me precedentë të mëparshëm penalë, zbulohet e shkuara e errët e Denis Meçes

Sipas burimeve Denis Meçe ka precedent të mëparshëm në veprat penale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike

Shkruar nga M.H

Me precedentë të mëparshëm penalë, zbulohet e shkuara e

Detaje të reja kanë dalë për autorin e vrasjes së Pogradecit, Denis Meçe për sa i përket precedentëve penalë në të shkuarën së tij. 

Denis Meçe është me precedent penal të mëparshëm për “Shkatërrim prone” “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e qetësisë publike”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, vepra penale të kryera përkatësisht në vitet 2014, 2016, 2020 e 2022.

Edhe për vetë banorët e Pogradecit, ky shtetas është njohur si person tepër problematik, i cili merrej me veprimtari të dyshimta dhe kishte shpesh herë sjellje agresive në qytet. 

Denis Meçe është autori i vrasjes, së 42-vjeçarit Egli Proga, në Pogradec mbrëmjen e 10 gushtit, i cili mori nga Gjykata masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’.

Rikujtojmë se në seancën gjyqësore ai kërkoi zbutje të masës së sigurisë në këmbim të 10 mln lekë, por Gjykata e hodhi poshtë propozimin e tij./ Versus.al

Poll