Tronditëse është dëshmia që 39 vjeçari shqiptar Kastriot Cenko ka dhënë para toaze të zeza pas vrasjes së gruas së tij.
Cenka ka pranuar veprimet duke u shprehur se e ka vrarë teksa fëmijët po flinin.
''Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30 u zgjova dhe e pashë që mungonte Alba në krahun tim. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej ndërsa në linjë tjetër dëgjohej një zë mashkulli. I thashë të vinte në dhomë të flisnim. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video.
Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merri fëmijën e madh dhe do iki. Më tha që nuk kam para dhe nuk do rrijë me mua. E pyeta pse merrte djalin tonë të madh dhe më tha se këtë fëmijë nuk e ka bërë me mua dhe vetëm djalin e vogël kemi bërë bashkë. Në atë moment u hutova plotësisht dhe e hapa çantën që marr në kantier, që e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në pjesën e sipërme të kokës dhe menjëherë ra në krevat. Nuk bëri fare zhurmë.
Nuk e dija nëse kishte vdekur por prapëseprapë mora një kabllo karikuesi që e gjeta para meje, aja kalova rreth qafës dhe e shtrëngova për ta mbytur. Ngaqë nxirrte gjak nga koka e saj, i vura një qeskë në kokë dhe e mbështolla.… Të shtunën i çova fëmijët në shtëpinë e vëllait tim, për të pasur kohë dhe për të qenë vetëm në shtëpi Më pas mora trupin e mbështjellë të Albëss, vendosa edhe dy qeska të tjera njëra mbi tjetrën me nastro, vendosa mbështjellëse me flluska dhe me një shkallë e ngjita në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”.ka deklaruar 39 vjeçari.
Ngjarja tronditëse u zbulua një ditë më parë në Ambelokipi të Athinës ku 39 vjeçari vrau bashkëshorten e tij me të cilën kishte kaluar më shumë se 11 vite bashkë dhe në jetë kishin sjellë dy fëmijë.
Ishte vetë autori i krimit, Kastriot Cenko i cili telefonoi ditën e djeshme policinë duke u thënë se ka vrarë Albën që prej së enjtes, dhe se trupin e ka fshehur në papafingon e banesës ku jetonin./ Versus.al







