Live Updates /

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39 vjeçari mashtroi familjarët e gruas dhe djemtë e tij, publikohen mesazhet

*Një ngjarje makabër ka ndodhur një javë më parë në Greqi ku, Kastriot Cenko vrau me çekiç gruan e tij Alba dhe e mbajti të fshehur për 7 ditë në papafingon e shtëpisë. *Mediat vendase shkruajnë se 39 vjeçari nga Fieri ishte nervozuar me bashkëshorten e tij pas një telefonate që i kishte ardhur kësaj të fundit. * Pasi 32 vjeçarja e cila u telefonua nga një shok i saj, hyri në tualet për të folur, autori ka humbur toruan dhe ka nisur ta dhunonte. *Më pas e ka goditur me çekiç duke e lënë të vdekur. Trupin e pajetë të të resë e mbështolli me çarçaf dhe e la fillimisht në dhomën e gjumit dhe më pas e çoi në papafingo. *Për të fshehur gjurmët ai shkruante me celularin e gruas së tij familjarëve të viktimës duke u thënë që ajo po largohej nga Shqipëria drejt Italisë së bashku me një mikun e saj. *Pas mesazheve që 39 vjeçari i kishte dërguar motrës së viktimave në dritë kanë dalë dhe mesazhet që ai u ka dërguar djemëve të tij duke pretenduar se është nëna e tyre. *Në mesazhet e zbuluara nga Protothema, 39-vjeçari u ka shkruar fëmijëve të tij, si të ishte nëna e tyre, dhe u ka thënë që po largohet nga ata dhe se është ndarë me të shoqin.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje makabër ka ndodhur një javë më parë në Greqi ku, Kastriot Cenko vrau me çekiç gruan e tij Alba dhe e mbajti të fshehur për 7 ditë në papafingon e shtëpisë. *Mediat vendase shkruajnë se 39 vjeçari nga Fieri ishte nervozuar me bashkëshorten e tij pas një telefonate që i kishte ardhur kësaj të fundit. * Pasi 32 vjeçarja e cila u telefonua nga një shok i saj, hyri në tualet për të folur, autori ka humbur toruan dhe ka nisur ta dhunonte. *Më pas e ka goditur me çekiç duke e lënë të vdekur. Trupin e pajetë të të resë e mbështolli me çarçaf dhe e la fillimisht në dhomën e gjumit dhe më pas e çoi në papafingo. *Për të fshehur gjurmët ai shkruante me celularin e gruas së tij familjarëve të viktimës duke u thënë që ajo po largohej nga Shqipëria drejt Italisë së bashku me një mikun e saj. *Pas mesazheve që 39 vjeçari i kishte dërguar motrës së viktimave në dritë kanë dalë dhe mesazhet që ai u ka dërguar djemëve të tij duke pretenduar se është nëna e tyre. *Në mesazhet e zbuluara nga Protothema, 39-vjeçari u ka shkruar fëmijëve të tij, si të ishte nëna e tyre, dhe u ka thënë që po largohet nga ata dhe se është ndarë me të shoqin.

5 Postime
3 MUAJ ME PARE

“Më tha se djalin nuk e ka me mua”, dëshmia tronditëse e 39 vjeçarit që vrau gruan: E godita me çekiç pastaj e mbyta...

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39
Tronditëse është dëshmia që 39 vjeçari shqiptar Kastriot Cenko ka dhënë para toaze të zeza pas vrasjes së gruas së tij.

Cenka ka pranuar veprimet duke u shprehur se e ka vrarë teksa fëmijët po flinin.  

''Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30 u zgjova dhe e pashë që mungonte Alba në krahun tim. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej ndërsa në linjë tjetër dëgjohej një zë mashkulli. I thashë të vinte në dhomë të flisnim. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video.

Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merri fëmijën e madh dhe do iki. Më tha që nuk kam para dhe nuk do rrijë me mua. E pyeta pse merrte djalin tonë të madh dhe më tha se këtë fëmijë nuk e ka bërë me mua dhe vetëm djalin e vogël kemi bërë bashkë. Në atë moment u hutova plotësisht dhe e hapa çantën që marr në kantier, që e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në pjesën e sipërme të kokës dhe menjëherë ra në krevat. Nuk bëri fare zhurmë.

Nuk e dija nëse kishte vdekur por prapëseprapë mora një kabllo karikuesi që e gjeta para meje, aja kalova rreth qafës dhe e shtrëngova për ta mbytur. Ngaqë nxirrte gjak nga koka e saj, i vura një qeskë në kokë dhe e mbështolla.… Të shtunën i çova fëmijët në shtëpinë e vëllait tim, për të pasur kohë dhe për të qenë vetëm në shtëpi Më pas mora trupin e mbështjellë të Albëss, vendosa edhe dy qeska të tjera njëra mbi tjetrën me nastro, vendosa mbështjellëse me flluska dhe me një shkallë e ngjita në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”.ka deklaruar 39 vjeçari.

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39

Ngjarja tronditëse u zbulua një ditë më parë në Ambelokipi të Athinës ku 39 vjeçari vrau bashkëshorten e tij me të cilën kishte kaluar më shumë se 11 vite bashkë dhe në jetë kishin sjellë dy fëmijë.

Ishte vetë autori i krimit, Kastriot Cenko  i cili telefonoi ditën e djeshme policinë duke u thënë se ka vrarë Albën që prej së enjtes, dhe se trupin e ka fshehur në papafingon e banesës ku jetonin./ Versus.al

3 MUAJ ME PARE

FOTO/ Dalin pamje nga shtëpia ku u vra me çekiç nga burri i saj, nëna e dy fëmijëve

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga banesa ku ndodhi masakara ndaj Alba Cenkos, 32-vjeçarja që u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko.

Ngjarja tragjike ndodhi në Ampelokipous, Greqi, ku vrasësi 39-vjeçar vrau të shoqen me çekiç dhe më pas fshehu trupin e të ndjerës në papafingon  e banesës së tyre.

Përgjatë javës kur trupi i të ndjerës qëndroi në papafingo, Cenko bëri çdo tentativë për të mbuluar krimin makabër.

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39

Përmes telefonit të bashkëshortes që i mori jetën në mënyrë tragjike, ai i shkruante mesazhe të afërmve të Albës dhe fëmijëve të tyre në mënyrë që ata mos të bëheshin merak e të mos ta denonconin të zhdukur.

Dyshimet janë se krimi në familjen shqiptare ka ndodhur për shkak të xhelozisë së Kastriot Cenkos për bashkëshorten e tij 32-vjeçare.

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39

Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit në Ampelokipi, teksa dy djemtë të moshës 9 dhe 12-vjeç po flinin gjumë. Pasi ka mbështjellë trupin e gruas me çarçaf e ka vendosur në papafingo, ku e ka lënë për 1 javë derisa ditën e djeshme (5 Dhjetor) telefonoi policinë duke rrëfyer vrasjen.

Dyshohet se fillimisht e ka goditur gruan me çekiç në kokë dhe më pas e ka mbytur me duar.

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39 E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39   

3 MUAJ ME PARE

‘Unë po largohem, dëgjojeni babin’, pas kunatës 39 vjeçari që vrau bashkëshorten me çekiç mashtroi dhe djemtë e tij

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39

Nuk ka fund veprimet e frikshme që 39 vjeçari Kastriot Cenko ka bërë për të fshehur gjurmët e vrasjes së bashkëshortes së tij Alba Cenkos.

Pas mesazheve që i dërguar kunatës së tij, motrës së bashkëshortes, media greke ka nxjerrë në dritë dhe mesazhet që ai i ka dërguar njërit prej djemve të çiftit, duke pretenduar se është nëna e tyre të cilën e kishte vrarë dhe fshehur në papafingo.

Sipas medias greke Prothema fjala ‘babai’ përmendet 6 herë në tekst duke theksuar rëndësinë e rolit të tij pas vdekjes së nënës së tyre.

‘Bebe, mami iku, tani jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj ki kujdes dhe dëgjo babain. Kur mami të mbledh lekët dhe të përgatisë letrat do të kthehem të të marr me vete. Për momentin do të shkoj larg dhe me babin jam ndarë, ndaj dëgjojeni të mos zemërohet dhe kujdesuni, në rregull fëmijë. Unë do t'ju telefonoj kur të munden. Ok, mos u shqetëso, do jem mirë do të të marr ty dhe vëllanë.  Dhe kujdesuni dhe dëgjoni babin, në rregull fëmijë. Kur të mbaroj letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të të marr ty, por deri atëherë tregohu i mençur të dëgjosh babin dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin. Do të të telefonoj kur të mundem fëmijë, ok dashuria ime Tani nuk mund të flas tjetër.

Do të jem mirë, mirupafshim. Edhe një gjë bebe, babi nuk e di qe jam larguar, kur ai të lexoj mesazhin i thoni se do ta marr në telefon që të mos më marrë. Mirë fëmijë, puthje.

'Zemër, meqe të thashë kur të mbledh lekë për të rregulluar letrat do vij te marr ty dhe vëllain tend. Mos u shqetësoni për këtë. Unë të dua shumë dhe do të të marr kur të mundem, mirë fëmijë, lëre babin të thotë çfarë të dojë.' janë mesazhet që 39 vjeçari i ka dërguar djalit të tij për të fshehur gjurmët e vrasjes së nënës së tyre.

Ngjarja tronditëseu zbulua një ditë më parë në Ambelokipi të Athinës ku 39 vjeçari vrau bashkëshorten e tij me të cilën kishte kaluar më shumë se 11 vite bashkë dhe në jetë kishin sjellë dy fëmijë.

Ishte vetë autori i krimit, Kastriot Cenko  i cili telefonoi ditën e djeshme policinë duke u thënë se ka vrarë Albën që prej së enjtes, dhe se trupin e ka fshehur në papafingon e banesës ku jetonin./Versus.al

3 MUAJ ME PARE

Vrau gruan me çekiç, publikohen mesazhet, ja si 39 vjeçari tentoi të mashtronte kunatën e tij

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39

39 vjeçari shqiptar, Kastriot Cenko që vau bashkëshorten e tij, Alba Cenko në vendin fqinj jo vetëm që nuk u dorëzuar dhe tentoi të zhduket gjurmët e krimit por ka tentuar të çoriontojë dhe të afërmit e viktimës.

Ai ka dërguar mesazhe nga celulari i bashkëshortes, kunatës së tij e cila ishte e shqetësuar pasi kishte ditë pa folur me të motrën.

39 vjeçari i shkruan kunatës së është mirë dhe se do të largohet për në Itali duke i kërkuar që të mos flas me autoritetet sepse do të humbiste vendin e punës.

“ Të thashë se do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso”, i shkruante 39 vjeçari kunatës së tij nga telefoni i bashkëshortes.

Teksa motra e viktimës i dërgonte video call për ta parë , 39 vjeçari këmbëngulte me mesazhe : “ Motër, të thashë se jam mirë. Mos u shqetëso dhe thuaj mamit se jam mirë, të thashë se do të të marr kur të shkoj në një vend ku do të jem mirë ”

Në një mesazh tjetër ai i shkruan kunatës: “ Motër, të thashë se jam mirë. Mos e denonconi ne polici se do me krijoni probleme ne pune. Kur të kem kohë, do t'ju marrë, jam mirë .'

 “ Motra ime e dashur, më dërgo një mesazh audio që të të dëgjoj. E kupton që jemi të shqetësuar ”, shkruan sërish motra e Albës, mesazh për të cilin merr një përgjigje nga 39 vjeçari: Të marr pak më vonë, nuk jam vetëm për momentin”

'Pse, motra ime, je e varur nga dikush tjetër?" , e pyeste motra e saj duke menduar se po fliste me të. “ Jam me një shokun tim. Unë jam mirë, do të flasim më vonë. Thuaji edhe mamit, që të mos shqetësohet” , ishte përgjigja që ajo mori.

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39

Motra e viktimës vazhdonte të kërkonte përgjigje për vendndodhjen e saj ndërkohë që merr përgjigjje nga 39 vjeçari:

“ Tani jam në Patra. Më pas do të nisem për në Itali me një mikun tim. Kur të arrijmë atje, do t'ju marr. Unë jam mirë, mos u shqetëso. Mos i thuaj asgjë ... se po iki për në Itali. Nuk kam thënë asgjë për këtë udhëtim”.

“ Jemi shumë të shqetësuar. Nuk e di pse e bëre këtë. Po pres të flasim ”, ka vazhduar motra e viktimës, duke përcjellë mesa duket pjesën tjetër të shqetësimit të familjes teksa ka vazhduar.

" Nëse nuk telefononi deri nesër në mëngjes, ne do të bëjmë një raport për personin e zhdukur në polici."

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39

Ndaj 39-vjeçarit janë ngritur akuzat 'vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore' dhe 'armëmbajtje pa leje'./Versus.al

 

 

 

3 MUAJ ME PARE

“E mori shoku në telefon dhe hyri në tualet”, telefonata tërboi shqiptarin që vrau gruan me çekiç në Greqi

E vrau me çekiç, për të fshehur gjurmët 39

Greqi- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e bërë publike dje në vendin fqinj, ku shqiptari Kastriot Cenko kishte vrarë me çekiç gruan e tij Alba Cenko.

Mediat vendase shkruajnë se 39 vjeçari nga Fieri ishte nervozuar me bashkëshorten e tij pas një telefonate që i kishte ardhur kësaj të fundit. Pasi 32 vjeçarja e cila u telefonua nga një shok i saj, hyri në tualet për të folur, autori ka humbur toruan dhe ka nisur ta dhunonte.

Më pas e ka goditur me çekiç duke e lënë të vdekur. Trupin e pajetë të të resë e mbështolli me çarçaf dhe e la fillimisht në dhomën e gjumit dhe më pas e çoi në papafingo.

Kur fëmijët e mitur u zgjuan në mëngjes dhe pyetën se ku ishte mamaja e tyre, autori u tha se kishte shkuar në punë. Me të dërguar fëmijët në shkollë, 39 vjeçari Kastriot Cenko vendosi të njoftonte autoritetet për vrasjen brutale që kishte kryer për shkak të xhelozisë. Versus.al   

Poll