AKTUALITET /

Moti i keq, njoftimi i doganës greke: Ndalohet kalimi i kamionëve, lejohen vetëm autobusët e makinat me goma dimërore

olicia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12 janar 2025 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Shkruar nga Versus
Moti i keq, njoftimi i doganës greke: Ndalohet kalimi i kamionëve,
Foto ilustruese

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12 janar 2025 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë të mos udhëtojnë drejt kësaj pike, deri në pritje të njoftimit  ditën e nesërme nga Policia Kufitare Greke, për lejimin e lëvizjes së tyre, informon policia e Kapshticës./Versus.al

Poll