Banorët e Pogradecit kanë mbetur të shokuar nga ngjarja e rëndë ku 42 vjeccari Egli Proga mbeti I vrarë nga Denic Meçe.
Të njohurit e viktimës shprehen se ai ishte djali i qetë që nuk ishte konfliktuar ndonjëherë.
“Unë këtu kam kaq vite me Eglin. Marrim kafe aty. Ishte shumë i qetë. Nuk e kam parë as të zihet, as të ngatërrohet, as të bërtasë. Edhe me babain e tij fliste shumë qetë. Kur ika e lash mirë. Për ngjarjen e mora vesh ditën tjetër, kur erdha në punë, ” tha njëra prej zonjave.
“U gjend këtu i vrarë. Ishte një djalë shumë i mirë. Më ka ardhur shumë keq, nuk kam fjetur gjumë mbrëmë. Thonë që ambulanca u vonua ja 30 minuta” tha një tjetër.
“Ishte djalë i shkëlqyer. Ne dje në mëngjes e morëm vesh. U ndjemë keq, si për evlatin tonë. Mjerë babai, gruaja dhe fëmijët” u shpreh një tregtare./Versus.al







