
Një 64 vjeçar i dënuar me 25 vite burg për vrasje, ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të sotëm në QSUT. Bëhet fjalë për Fotaq Zaharian, i lindur në Vlorë i cili prej 10 ditësh po trajtohej në QSUT për probleme të rënda me frymëmarrjen.
Zaharia i njohur edhe si "i forti i Vlorës", vuante dënimin me 25 vite burg për një vrasje që kishte kryer gjatë trazirave të vitit dhe fillimisht pas problemeve që shfaqi, u shtrua në spitalin e burgjeve më 22 korrik, por gjendja u përkeqësua dhe u bë i domosdoshëm shtrimi i tij në QSUT. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural.
Zaharia dhe historiku i veprave të tij penale: nga arratia dhe pengmarrja e gruas së biznesmenit te plagosja e shefit të krimeve në Vlorë dhe më pas hetimi pasuror ndaj tij i nisur 4 vite më parë.
Fotaq Zaharia, i cilësuar gjatë viteve 1997-2007 si i forti i Vlorës, për shkak të grabitjeve dhe pengmarrjeve me armë që kryente, kaloi në sitën e verifikimit financiar. Ai bëri edhe betejë të gjatë gjyqësore për shkak të kërkesës për mjekim të detyrueshëm spitalor, si pasojë e gjendjes së vështirë shëndetësore.
Më datë 17 qershor 2001, Fotaq Zaharia, së bashku me Ermir Habili dhe Armando Bega e Haxhi Hoxha, janë arratisur nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Vlorë, ku ndodheshim me masë sigurimi "arrest në burg" të dyshuar se kishin kryer disa vepra penale, si "vjedhje" dhe "rrëmbim personash me qëllim përfitimi".
Zaharia, në kohën kur ka qenë i lirë, ishte kthyer edhe në tmerrin e Vlorës, por prokuroria arriti t’i provonte akuzën e grabitjes me armë, pengmarrjen e gruas së një biznesmeni në Vlorë dhe “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj shefit të krimeve në Vlorë, Gentian Musabelliut. Versus.al







