AKTUALITET /

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet shqptari që drejtonte organizatën në Gjermani

25-vjeçari i kishte paraqitur policisë federale një leje qëndrimi gjermane të skaduar. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar.

Shkruar nga Versus

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet

Mbrëmjen e së shtunës, oficerët e Policisë Federale të Waidhaus në Gjermani kontrolluan një 25-vjeçar shqiptar gjatë hyrjes në Gjermani.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Policia Federale Waidhaus, oficerët e tyre arrestuan një shqiptar të kërkuar nga autoritetet belge gjatë kontrolleve kufitare në A6 pranë Waidhaus. Pas paraqitjes së tij para gjyqtarit hetues, oficerët e kanë dorëzuar në kujdestarinë e organeve të drejtësisë.

25-vjeçari i kishte paraqitur policisë federale një leje qëndrimi gjermane të skaduar. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet belge e kërkonin shqiptarin me urdhër-arresti evropian, si i dyshuar për trafik droge dhe anëtarësim në një grup të organizuar kriminal.

Policia federale arrestoi të kërkuarin, e solli para gjykatësit hetues në Gjykatën e Qarkut Weiden dhe më pas ia dorëzoi gjyqësorit në Nuremberg. Atje ai tani është në pritje të ekstradimit në Belgjikë.

Poll