AKTUALITET /

Në spital me shumë kocka të thyera nga grupi i Tur Koçekut, Rroshi dëshmon para policëve: Nuk i njoh autorët!

Rroshi është shprehur para uniformave blu se nuk ka njohur asnjë nga dhunuesit e tij pasi ato kanë qenë të maskuar.

Shkruar nga Versus
Në spital me shumë kocka të thyera nga grupi i Tur
Foto montazh: Adriatik Rroshi dhe momente nga dhunimi i tij

Adriatik Rroshi, 48 vjeçari i cili u dhunua brutalisht disa ditë më parë brenda një berberhaneje në zonën e Laprakës është pyetur nga efekttivët e komisariatit numër 3.

Rroshi është shprehur para uniformave blu se nuk ka njohur asnjë nga dhunuesit e tij pasi ato kanë qenë të maskuar. 48 vjeçari ka shtuar para uniformave blu se nuk ka konflikte me ndonjë por kur është pyetur për ngjarjen e ndodhur verën e vitit të kaluar në Palasë, ai është shprehur se nuk është në gjendje të jap shpjegime.

Policia po vijon kontrollet për 4 personat në kërkim midis tyre Tur Koçeku, i cili dyshohet si porositësi i sulmit ndaj Adriatik Rroshit.

Policia dyshon se Koçeku është aktualisht në Dubai dhe ka kontaktuar me autoritet atje.

48 vjeçari Adriatik Rroshi vijon të jetë në spitalin e Traumës në gjendje stabël, por për shkak të dëmtimeve në të gjitha pjesët e trupit mjekët nuk sigurojnë që ai e ka kaluar rrezikun për jetën./Versus.al

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: