AKTUALITET /

Operacioni i RENEA-s në Shkodër, SPAK lëshon 4 urdhër-arreste: Safet Bajri nuk gjendet në banesë, masë shtesë për Troshanin dhe Sakicën

SPAK ka lëshuar urdhër për arrestimin e 4 personave të dyshuar për një përplasje me armë në Bushat të Shkodrës, një ngjarje që u zhvillua më 23 gusht 2024.

Shkruar nga Versus

Operacioni i RENEA-s në Shkodër, SPAK lëshon 4

Një operacion i organizuar sot nga SPAK në qytetin e Shkodrës ka përfshirë kontrolle të shumta në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi vitin e kaluar në Dobraç. Një nga personat që supozohej të ishte i lidhur me këtë rast Safet Bajri, nuk u gjet nga forcat RENEA në banesë gjatë kontrollit.

SPAK ka lëshuar urdhër për arrestimin e 4 personave të dyshuar për një përplasje me armë në Bushat të Shkodrës, një ngjarje që u zhvillua më 23 gusht 2024.

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët u dorëzuan vullnetarisht disa javë më parë në policinë e Shkodrës, pasi ishin në listën e kërkuar për një sulm të dhunshëm ndaj Vladimir Brucit, tani përballen me akuzat e reja për krijimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje dhe pjesëmarrje në një grup kriminal.

Për dy persona të tjerë, të cilët janë nën urdhër arrestimi, RENEA ndërmori një operacion në orët e hershme të mëngjesit të së martës në Dobraç dhe zona të tjera të Shkodrës, por nuk arriti t’i arrestonte.

Gjykata e Posaçme ka kryer kontroll në banesat dhe bazat e grupit kriminal të lidhur me Bajri, duke përfshirë edhe shtëpinë e Safet Bajrit.

Hetimet e SPAK treguan se pasditen e 23 gushtit të vitit të kaluar, në fshatin Rranxa të Njësisë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës, Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe persona të tjerë u përfshirë në një përplasje me armë me Andrea dhe Aleksandër Prendi.

Safet Bajri ishte gjithashtu i pranishëm në vendngjarje, duke udhëtuar me një automjet të blinduar.

Sakica dhe Troshani pretenduan se ishin viktima të një sulmi me armë, por ekspertizat treguan se Samuel Troshani kishte përdorur armë atë ditë, pasi në dorën e tij u gjetën gjurmë të plumbëve.

Grupi i Izmir Sakicës, Asmer Bilali dhe anëtarë të grupit Bajri janë nën hetim edhe për masakrën e 30 tetorit 2024 në Dobraç, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Gjatë kësaj ngjarje, humbën jetën edhe bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët udhëtonin me motor kur makina e tyre u largua nga rruga dhe u përplas.

Poll