AKTUALITET /

Pastronin paratë e pista me kompani në Shqipëri, një shqiptare dhe 3 të huaj nën akuzë (EMRAT)

Paratë e fituara nga aktivitete të paligjshme nga vendet e Evropës Perëndimore pastroheshin në Shqipëri duke krijuar kompani "simotra" të atyre në Spanjë, Itali e Zvicër.

Shkruar nga Versus

Pastronin paratë e pista me kompani në Shqipëri, një

 

Tiranë- Prokuroria e kryeqytetit ka ngritur akuzë ndaj Jozefina Gjonit dhe tre shtetasve të huaj nën akuzën e pastrimit të parave që vinin nga veprimtari të paligjshme. Sipas njoftimit, Gjoni dhe tre të tjerët, kishin investuar në kompani të ndryshme në vend për të pastruar paratë e pista që fitonin në mënyrë të paligjshme në vendet e Evropës Perëndimore. 

Disa prej kompanive të krijuara nga shqiptarja dhe të huajt mbajnë të njëjtin emër si në Itali, Spanjë apo Zvicër, ku këta persona janë vënë nën hetim.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet për shtetasen Jozefina Gjoni., dhe shtetasit e huaj Saverio Ciampi, C.C., dhe M.E., nën akuzë për veprën penale të ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.1950, të vitit 2021, rezultoi se personat në fjalë janë nën hetim edhe nga autoritetet Spanjolle për krime ekonomike nëpërmjet kompanive të ndryshme në Tenerife, Spanjë.

Referuar aktit të ekspertimit kontabël, kryer në dobi të hetimit, u provua përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të gjithë të pandehurit kanë bashkëpunuar mes tyre duke krijuar shoqëri në Shqipëri, për pastrimin e parave të fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, apo edhe në vende të tjera si Italia apo Zvicra, duke qenë se nga akti i ekspertimit rezultoi se janë kryer transaksione financiare midis shoqërive që kanë të njëjtin emër shqiptare apo të huaja.

Nga hetimi rezultoi se nëpërmjet krijimit të shoqërive tregtare si dhe nëpërmjet qarkullimit të parave në bankë, këto shtetas kanë tentuar të pastrojnë produktin e veprës penale, duke e simuluar veprimtarinë e kryer prej tyre si të ligjshme. U provua se shoqëritë në Shqipëri, të cilat kanë shërbyer për të pandehurit për të kryer veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, janë krijuar pasi më parë këto shtetas kanë krijuar shoqëri të tjera në Spanjë, për të cilat janë në hetim për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”. Ky fakt provohet jo vetëm nga datat e themelimit të shoqërive në Shqipëri, por edhe mbi faktin se disa prej shoqërive të krijuara në Shqipëri, janë shoqëri bija të atyre të huaja dhe mbajnë të njëjtin emër.

Të pandehurit me dashje kanë krijuar shoqëri në Shqipëri, duke investuar paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë duke nxjerrë edhe përfitime nga veprimi i paligjshëm i bërë prej tyre. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: