AKTUALITET /

Përfshihet nga flakët magazina e parfumeve në Shkodër, evakuohen banorët përreth

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Shkruar nga Versus

Përfshihet nga flakët magazina e parfumeve në Shkodër,

Shkodër- Kati i tretë i një banese që përdorej si magazinë për parfume është përfshirë nga flakët gjatë mëngjesit të sotëm në lagjen “Daniel Matila”.

Flakët janë favorizuar nga era e fortë që fryn duke rrezikuar edhe një gomisteri pranë magazinës. Policia ka evakuuar banoët e zonave përreth, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve.

Deri më tani raportohen vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve që sollën flakët në magazinë. Versus.al

Poll