AKTUALITET /

Plagoset duke prerë dru 59-vjeçari

Ai është dëmtuar në pjesën e barkut gjë e cila i ka sjellë hemoragji të brendshme

Shkruar nga Versus

Plagoset duke prerë dru 59-vjeçari

Një 59-vjeçar është plagosur aksidentalisht, teksa  ka qenë duke prerë dru bashkë me djalin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pirg të bashkisë Maliq.

Sipas të dhënave 59-vjeçari është dëmtuar në pjesën e barkut gjë e cila i ka sjellë hemoragji të brendshme.

I plagosuri ndodhet në reaminacion në spitalin e Korçës ndërkohë policia është duke hetuar ngjarjen.

Poll