Një i mitur është paraqitur te Trauma mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se është plagosur më armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Mëzez. 15-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
I mituri raportohet se ndodhet në sallën e operacionit, ku mjekët po punojnë për të hequr plumbin në trupin e tij.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.







