Ka zgjatur gati 2 muaj arratia e Edison Elezajt, djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’. Ai mësohet se është arrestuar nga forcat Operacionale, pasi 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas plagosjës së tre persona në një festë, ngjarje kjo e ndodhur më 28 korrik.
Djali i biznesmenit të njohur Hajri Elezaj ishte në një festë të një lokal luksi në rrugën e Kavajës, kur ka plagosur me armë 3 familjarët: motër e vëlla binjakë, përkatësisht 36 vjeçar, si dhe vëllain e tyre të vogël.
Pas ngjarjes Edison Elezaj është larguar nga vendi i ngjarjes, për të rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë. Në ngarkim të 32 vjeçarit ka akuza të rënda si ajo e plagosjes së rëndë me dashje.
Po për këtë ngjarje policia ka arrestuar më herët dy persona të tjerë, pasi ata dyshohet se i morën armën djalit të biznesmenit dhe e fshehën. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në restorant, policia arriti të gjejë armën dhe të identifikojë personat që e morën atë pas krimit të trefishtë. Në pranga përpara Edison elezajt ishin vënë dhe Arjan Dushaj, 38 vjeç dhe Dardan Zalli, 35 vjeç.







