
Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim që i ka ardhur nga “qytetari dixhital” ku thuhet se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe vëllai i tij Arbër Veliaj, po paguajnë shuma të mëdha parash për mediat që të publikojnë reagimet e Veliajt nga burgu.
Në denoncimin që ka publikuar Berisha në “facebook-un” e tij thuhet se Arbër Veliaj ka takuar vëllain e tij në paraburgimin e Durrësit dhe kanë planifikuar një skemë për të akuzuar këdo me qëllim që kryebashkiaku të dalë i pafajshëm nga akuzat e SPAK.
“E ka takuar dy ditë më parë të vëllain në burg në Durrës ku kanë ndërtuar skemën së bashku. Po jepen Para dhe me canta për të sulmuar dhe akuzuar këdo, me qellim që të dale Erioni ne Apelin e Posacëm me Gjyqtare Ilirjana Olldashi”- shkuhet në denoncimin e bërë nga qytetari dixhital që më pas është postuar nga Berisha.
Denoncimi i plotë:
Vëllai i Erion Veliajt shpërndan qeset me para për Lali Vjedhësin!
Të dashur miq, vëllai i Lali Vjedhësit, Arbër Veliaj, që mori miliona euro nga Bashkia e Tiranës, erdhi nga Vjena dhe po shpërndan qeset me para mediave për të mbrojtur kryehajdutin e Tiranës!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Miremengjes dr. Arber Veliaj eshte kthyer para tre ditesh ne Tirane (nga Vienna aty ku ka seline qendrore te komapnise dhe ku shoqerohet me Mirel Mertirin, prestanome. E Inceneratorit Tirane qe edhe pse eshte ne kerkim nderkombetar, ai jeton ne mes te Viennes) dhe ka filluar fushaten e sulmeve ndaj prokuroreve te SPAK dhe gjyqtareve te GJKKO nepermjet mediave qe sponsorizon.
Fillimisht Arber Veliaj u ka kerkuar mediave e portaleve qe te publikohen sulmet e Veliajt nga burgu.
E ka takuar dy dite me pare te vellain ne burg ne Durres ku kane ndertuar skemen sebashku.
Po jepen Para dhe me canta per te sulmuar dhe akuzuar kedo, me qellim qe te dale Erioni ne Apelin e Posacem me Gjyqtare Ilirjana Olldashi.
Erioni dirigjon nga burgu dhe Arbri paguan parate cash, sic paguan dhe rrogat e nje TV qe shpif kunder PD non stop qe eshte ABC Neës dhe Sokol Balla pershembull ka mare 300.000 euro prej tij
Strategjia e vellezerve Veliaj eshte qe kete ceshtje ta kthejne ne ceshtje brekesh kur eshte ceshtje e paster korrupsioni dhe parash ne skema oktapodi si mafie korrupsioni.
Jane perfshire mediat e paguara edhe nga inceneratoret dhe jane po i njejti grup i strukturuar kriminal.
Shkojne sa tek Ajola tek Arber Veliaj tek Carlo Bollino tek Taulant Balla tek Mero Baze tek Rudina Xhunga etj
Arber Veliaj ka qarkulluar rreth 30 milione euro reklama ne 10 vite qe Veliaj eshte kryetar bashkie Tirane 2015-2025.
Vetem nga kompania One ai ka mare rreth 5 milione euro vitin e fundit ku nder to, te pakten 1 milione eur, kesaj kompanie ja ka dhene vete Erion Veliaj.
Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar, është njëri prej familjarëve të hetuar, por ndaj tij SPAK nuk ka caktuar ndonjë masë sigurie, pavarësisht dokumenteve të sekuestruara në kompaninë e tij. Ndërsa Veliaj prej burgut ka vijuar çdo ditë me sulmet e tij ndaj prokurorit të posaçëm që po e heton. Versus.al







