
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në Top Story, ka folur mbi çështjet për të cilat u përgjigj kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë takimit që pati me gazetarët ditën e djeshme.
Ai tha se SPAK ka nisur hetim pasuror për politikanë të dorës së dytë, pra jo ata kryesorë, duke nënkuptuar edhe rastin e thirrjes në SPAK të deputetit të PD, Asllan Dogjani.
“Takimi me gazetarët edhe taktikë për të sheshuar disa gjëra por edhe për të matur pulsin e medias. Më shumë foli me ato që nuk tha. Nuk foli për kontrollin e pasurisë për politikanëve tanë. Thirren gjoja për një çështje, por janë në hetim pasuror. E bëjnë në vazhdimësi. Nuk është se janë politikanë që kemi dyshuar, por të dorës së dytë”- u shpreh Karamuço.
Ndërsa sa i takon hetimeve të tjera, ai shtoi se pritet që gjatë verës të kryhet një arrestim i madh nga ana e SPAK.
“Për Ahmetajn nuk ka thënë ndonjë gjë të re. Çështje të tjera, gjatë verës priten zhvillime. Pritet një tjetër arrestim i madh nga SPAK. Diçka që kam vënë re, e ka ngritur me kohë Z.Dumani, ka probleme me burimet njerëzore sidomos me stafin hetues të BKH-së.”-u shpreh Karamuço. Versus.al







