AKTUALITET /

“Rama jepe dorëheqjen”/ 55 ditë revoltë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Me pankarta dhe thirrje drejtuar qeverisë, qytetarët thonë se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Shkruar nga Versus

“Rama jepe dorëheqjen”/ 55 ditë revoltë,

Ka vijuar këtë të enjte në Tiranë protesta e 55-të kundër investimit në zonën e Zvërnecit.

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku mbajtën pankarta dhe parulla me kërkesa politike, përfshirë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik.

Më pas, protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin.

Kërkesat e protestuesve mbeten ndryshimi i ligjit zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë, kundërshtimi i Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve që lidhen me zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Protesta është organizuar prej 55 ditësh, me fokus kryesor kundërshtimin e investimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit./Versus.al

 

Poll