
Thellohet tragjedia në Roskovec, duke shkuar në 3 numri i viktimave.
Belera Plaka, 55-vjeç nuk i mbijetoi plagëve të marra prej armës që drejtoi drejt saj, ish-dhëndri Refit Buzi.
Më herët, ndërroi jetë bashkëshorti Kosta Plaka, ndërsa Refit Buzi i dha fund jetës duke mos u dorëzuar megjithëse policia kërkoi të negociojë me të.
Ngjarja e rëndë nisi në orët e para të mëngjesit, kur Refit Buzi dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-partneres së tij dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj familjarëve të saj.
Nga të shtënat humbi jetën ish-vjehrri i tij, ndërsa nëna e 24-vjeçares mbeti e plagosur rëndë duke humbur jetën pas disa orësh. Autori mbajti peng për disa orë edhe ish-partneren e tij./Versus.al

