AKTUALITET /

Rama e akuzoi se u përdor nga protestuesit, nëna e djalit autik: Po ktheheshim nga terapia, ballafaqohu me mua!

Gazetari Osman Stafa e pyeti gruan nëse ndodhej në protestë ditën e djeshme, sic tha Rama, por nënë Filja mohoi se ishte aty për të protestuar

Shkruar nga Versus

Rama e akuzoi se u përdor nga protestuesit, nëna e djalit autik: Po

Pas deklaratës së kryeministrit për përdorim të historisë së nënës dhe djalit të saj autik nga protestuesit që ai i quajti sorrat e bulevardit, ka reaguar vetë nënë Filja në një intervistë për gazetarin Osman Stafa.

Pasi video e saj duke lotuar bashkë me djalin për shkak të gazit lotsjellës u bë virale në rrjet dhe shkaktoi reagime të shumta, të dy ata, nënë e bir u transferuan mbrëmë në ambientet e qendrës sociale nr.1 në Shkozë.

Gazetari Osman Stafa e pyeti gruan nëse ndodhej në protestë ditën e djeshme, sic tha Rama, por nënë Filja mohoi se ishte aty për të protestuar.

“Unë po kthehesha me djalin nga terapia. Në mëngjes rrugët ishin të lira, kurse kur u ktheva gjeta policët që më bllokuan rrugën dhe më hodhën gaz tek sytë mua e djalit.

Nuk është e vërtetë që isha në protestë. Rama të ballafaqohet me mua”, thotë gruaja ndërsa tregon se është zhvendosur nga shërbimet sociale në një ambient që duket qartë se nuk ka kushtet e duhura për të jetuar.

Ndërsa në lidhje me dyfishimin e pagesës për personat me sceptrin e autizmit, nënë Filja tha se djali është 19 vjec dhe nuk përfiton nga vendimi./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 
Poll