Për ditën e shtunë që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Ditën e sotme pjesërisht në zonën e veriperëndimit dhe kryesisht zonën e qendrës deri në orët e mesditës reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë.
Këto reshje me intensitet deri dhe të lartë do të jenë në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike çka mund të bëjë që të jenë problematike për zonat urbane.







