AKTUALITET /

Reshjet e dendura përmbytin Lezhën, vështirësi në qarkullim

Lumenjtë Drin dhe Gjadër janë në kuota kritike për shkak të prurjeve të shumta.

Shkruar nga Versus

Reshjet e dendura përmbytin Lezhën, vështirësi në

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë natës edhe qyteti i Lezhës është zgjuar nën pushtetin e ujit që ka përmbytur disa lagje. Për shkak të prurjeve të larta, rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë reshjet e shiut duke sjellë përmbytje në lagjen “Besëlidhja”.

Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve. Situata ka krijuar shqetësim për banorët e zonës, të cilët janë përballur me vështirësi gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ndërkohë, për shkak të prezencës së ujit në ambientet e jashtme, është pezulluar procesi mësimor në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në Lezhë.

Në lumenjtë Drin dhe Gjadër ka rritje të prurjeve, ndërsa autoritetet po e monitorojnë situatën nga afër. Versus.al

Poll