AKTUALITET /

Sekuestrimi i apartamentit të ish-kryebashkiakut të Himarës, GJKKO rrëzon biznesmenin Sula

Shkruar nga Versus
Sekuestrimi i apartamentit të ish-kryebashkiakut të Himarës,
Fotomontazh: Biznesmeni Gentian Sula dhe ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gentian Sula për heqjen e sekuestros së një apartamenti prej 81 metra katrorë pranë gardës në Tiranë të cilin SPAK e sekuestroi si pasuri të fshehur të ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro.

Sula pretendoi se apartamenti është i tiji, por ia kishte lënë në përdorim Goros. Ndërsa SPAK e ka listuar si pasuri të fshehur të ish-kreut të bashkisë Himarë i cili është arrestuar që prej marsit të vitit të kaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, vepër për të cilën SPAK ka kërkuar dënimin e tij me 3 vite burg.

Nga ana tjetër, Gentian Sula së fundmi është në vëmendje për shkak edhe të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij për dosjen hetimore të hapur ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Dyshohet se Sula ka përfituar tendera nga kryebashkiaku në këmbim të favoreve të tjera dhe një skeme që sipas SPAK Veliaj e ka ngritur që ai dhe bashkëshortja të përfitonin para nga bashkia e Tiranës. Versus.al

Poll