AKTUALITET /

“Skenar” si te bashkia, protestuesit e opozitës para Kuvendit u vënë flakën gomave

Protestuesit kanë përdorur benzinë për t'u vënë flakën gomave të mbledhura jashtë Kuvendit.

Shkruar nga B.V
“Skenar” si te bashkia, protestuesit e opozitës para Kuvendit u
Protestuesit u vënë flakën gomave jashtë Kuvendit

Ashtu si në protestën e fundit të mbajtur para bashkisë së Tiranës të martën, protestuesit e opozitës kanë sjellë goma para Kuvendit të Shqipërisë ku po mbahet protesta pas publikimit të investigimit të “Rai 3” ku ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj bëri rrëfime të rënda kundër Ramës.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, protestuesit kanë përdorur benzinë për t'u vënë flakën gomave që kishin sjellë para Kuvendit. 

Ndërkohë, folësit në protestë bëjnë vazhdimisht thirrje që protestuesit të tentojnë të hyjnë drejt Kuvendit. Versus.al

Poll