AKTUALITET /

SPAK merr të pandehur ish-kreun e bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia: Kam zbatuar vetëm ligjin!

Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj tij nga Mark Molla, ish-drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës. Molla pretendon në kallëzimin e tij se është shkarkuar padrejtësisht nga detyra.

Shkruar nga Versus
SPAK merr të pandehur ish-kreun e bashkisë së Shkodrës,
Bardh Spahia

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur për të tretën herë ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë e Posaçme ku dhe i është komunikuar akuza, 'shpërdorim detyre.' 

Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj tij nga Mark Molla, ish-drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës. Molla pretendon se është shkarkuar padrejtësisht nga detyra nga Spahia menjëherë pasi ai kishte marrë postin e kryebashkiakut. 

Mark Molla është një personazh kontrovers, i dënuar me 8 vite burg për vjedhje, shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. Ai gjithashtu ka qenë shënjestër e një plagosjeje me armë zjarri në derën e banesës së tij në Shkodër në vitin 2020.

Pas daljes nga SPAK, Spahia ka deklaruar se bëhet fjalë për një çështje administrative dhe se ka zbatuar vetëm ligjin./Versus.al

 

Poll