Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli pasi doli nga SPAK për detyrimin e paraqitjes, duke u shprehur se Prokuroria e Posaçme dështon në momentin kur kthehet në vegël shantazhimi.
“Po të them tani se duhet të shkrihet SPAK-u thonë e thotë prej problemeve të veta. Unë mendoj se në momentin që kthehet në një vegël shantazhimi, sigurisht që ka abortuar në misionin e vendosjes së drejtësisë. SPAK-u nuk është krijuar të bëjë luftë politike por për luftën kundër organizatave të rrezikshme të trafikut të drogës, terrorizmit etj”- tha deputetja.
Sipas saj, SPAK është para një sfide shumë të madhe dhe se rasti për të cilin është arrestuar dhe po hetohet Veliaj është i papërfillshëm para çështjeve të tjera.
“SPAK-u është përballë një sfide shumë të madhe. Rasti i Veliajt dhe bashkëshortes së tij është minoren në raport me rastin e dherave të inceneratorit të Tiranës dhe shumë ndërtime publike të bëra në Tiranë. Sigurisht edhe në raport me shumë çështje të tjera të qeverisë shqiptare si rasti i “Tigri 1” dhe “Tigri 2”- deklaroi Kryemadhi mes të tjerash.
Ndërsa u shpreh e qartë se do të jetë krah opozitës në zgjedhjet e ardhshme edhe pse jo si kandidate. Versus.al








